Lumi i Lanes ura e Shkozes do te ndertohet nga e para
Gjatë vitit 2012 do të ndryshojë gjendja e lumit që kalon përmes kryeqytetit. Në segmentin e Lanës nga materniteti i ri deri te ura e Shkozës, do të realizohen disa investime. Ato do të nisin nga sistemimi dhe rindërtimi i të gjitha rrugëve paralele me shtratin e Lanës, ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, ndriçimit, etj.
Ndërtimi i skarpateve buzë Lanës me zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimi i urave pedonale pritet t’i japë pamjen e munguar prej vitesh kësaj zone të Tiranës.
Ky projekt me vlerë rreth 225 milionë lekë, nuk do të jetë i vetmi që ka parashikuar Bashkia e Tiranës.
Ura e Shkozës, e shndrruar në gangrene për qytetarët e Tiranës jo vetëm për rrënimin e infrastrukturës rrugore por edhe për mbeturinat që e kanë pushtuar, shumë shpejt do të nisë të ndërtohet nga e para.
Këto dy projekte të rëndësishme që priten të ndërtohen brenda vitit 2013, kapin një vlerë totale prej rreth 280 milionë lekësh.