Sinapsi i stresuar
Stresi influencon në mënyrë negative ose pozitive trurin, duke ndryshuar funksionet njohëse, emocionale dhe të sjelljes. Nëse më parë ishte e hamendësuar nga vëzhgimet, tashmë është e vërtetuar shkencërisht.
Stresi dhe hormoni i tij modifikojnë sinapset dhe transmetimet nervore. Sipas kohëzgjatjes dhe llojit të ngjarjes stresuese, por edhe moshës dhe gjinisë së individëve, stresi mund të ketë në mënyrë alternative efekte negative apo pozitive e mosfunksionale në tru, pikërisht në funksionet njohëse e emocionale. Kjo dukuri është vënë re që është e lidhur me zhvillimin e sëmundjeve neuropsikiatrike.
Studimi i bërë nga Universiteti i Milano e i publikuar në Nature Revieës Neuroscience, shpjegon pikërisht veprimin e stresit fizik dhe psikologjik mbi sinapset e trurit dhe si ky veprim mund të shkaktojë sëmundjet neuropsikiatrike.
Sinapset eksituese të trurit që përdorin glutamate si neurotransmetues, janë shënjestra kryesore e stresit. Është demonstruar që stresi modifikon lëshimin e këtij neurotransmetuesi, kështu që modifikon drejtpërsëdrejti veprimtarinë e trurit.
(ar.si/BalkanWeb)