Jaka: Amnistia fiskale, e domosdoshme
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka e ka cilësuar si të domosdoshme zbatimin e ligjit për amnistinë fiskale.
Duke folur në një tryezë të zhvilluar për amnistinë fiskale Jaka e cilësoi si mjaft të drejtë vendimin e qeverisë për të marrë një masë të tillë.
Sipas tij, Dhoma e Tregtisë ka qenë një nga kërkueset kryesore ndaj qeverisë për zbatimin e amnistisë duke e cilësuar si fitimprurëse për ekonominë, biznesin dhe qytetarin.
“Amnistia paraqitet me rëndësi për biznesin, pasi i siguron atij një frymëmarrje duke i dhënë mundësi që të ecë para”, tha ai.