Luna Berlusconi: Fotokopjimi është i vështirë

Ndryshe nga xhaxhai i saj dhe ish-kryeministri italian Silvio, Luna Berlusconi nuk është një emër i njohur në Evropë, e as në vendlindjen e saj, Itali.
Kjo mund të ndryshojë pas një paraqitje televizive të mërkurën, në të cilën 37-vjeçarja, e vetë-quajtur "artiste" dhe anëtare aktuale e bordit të njërës prej kompanive të familjes, ka turpëruar veten, duke thënë ndër të tjera, se "fotokopjimi është i vështirë. Sidomos në të dy anët."
Me një veshje modeste dhe duke folur një italishte me gabime gramatikore dhe theks milanez, Luna, që nga prezentuesja e emisionit u përshkrua si "mbesa e preferuar e xhaxhit Silvio" është shfaqur në "La7", një muaj para zgjedhjeve në Itali, në të cilat xhaxhai i saj po kandidon sërish për pozitën më të lartë të vendit. Luna Berlusconi është një nga katër fëmijët e Paolos, vëllaut të vogël të 77 vjeçarit Silvio Berlusconi. /Indeksonline/