"Pavarotti shqiptar", në Zvicër

Premiera e operës së njohur “Rigoletto” të Verdit, do të shfaqet në Shtëpinë e Operës në Cyrih me 3 shkurt, ku tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu luan rolin kryesor, atë të Dukës së Mantovës.
Rolet e tjera, krahas Pirgut, janë: Gilda, që luhet nga Aleksandra Kurzak, Rigoletto nga Quinn Kelsey etj., ndërsa drejtues muzikor është Fabio Luisi.
Pas premierës, reprizat e operës “Rigoletto” do të shfaqen edhe më datat 5, 8, 10 13, 17, 26 shkurt. Kjo opera konsiderohet ndër më të njohurat dhe njëherësh më të vështirat në literaturën muzikore botërore. /Indeksonline/