E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek: Po mbyllet dritarja kohore për Serbinë

Raportuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek shpreson që ditëve në vijim do të arrihet marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës dhe njeherësh paralajmëron se në të kundërtën mund të mbyllet “dritarja kohore e Serbisë për negociata të anëtarësimit me BE-në”.

“Është zhgënjyese që megjithë përpjekjet e Ketrin Eshton, deri më tash nuk pati marrëveshje”, ka thënë Lunaçek për gazetën vjeneze “Prese”, duke vlerësuar se “para së gjithash serbët duket se ende nuk kanë vendosur për normalizim”.

“Shpresoj, ndërkaq, që ata ditëve të ardhshme do të vendosin për këtë”, ka porositur Lunaçek, duke shtuar se në të kundërtën” mbyllet hapësira e Serbisë për negociata të anëtarësimit në BE”.

Gazeta austriake vlerëson se po vijnë orët vendimtare për Serbinë dhe Kosovën, sepse Beogradit dhe Prishtininës u duhet marrëveshja për të vazhduar rrugën drejt BE-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›