Në 24 orë 3 pedofilë në pranga

Brenda 24 orëve janë shënuar 3 raste pedofilie, ku sot në mëngjes policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 63-vjeçar pasi kishte ngacmuar një 13-vjeçare. Mësohet se vajza është ngacmuar në ambientet e lokalit ku punonte e ëma e të miturës. Mësohet se autori është Gëzim Rustemaj, banues në Vlorë dhe akuzohet për vepra të turpshme me një 13-vjeçare.
Ndërsa ditën e djeshme janë arrestuar dy persona, një në Divjakë dhe tjetri në një fshat të Tiranës, pasi kishin tentuar të abuzonin seksualisht me të mitur.
Një 59-vjeçar nga fshati Pinet i komunës Ndroq është arrestuar, pasi mësohet se ka kryer veprime të turpshme me një 9-vjeçare me inicialet R.B.
Pas denoncimit të familjarëve të së miturës, forcat e komisariatit nr. 6 në kryeqytet kanë arrestuar 59-vjeçarin Xhavit Biduli, i njohur si person me prirje pedofilie.
Ndërsa rasti tjetër i pedofilisë është shënuar në qytetin e Divjakës. Një i moshuar është arrestuar në flagrancë, duke abuzuar seksualisht me një djalë të mitur.
Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se 70-vjeçari po kryente marrëdhënie me një 15-vjeçar, dhe të dy këta persona kishin ardhur nga Librazhdi.
Ky nuk është rasti parë i pedofilisë i shënuar kohët e fundit në vendin tonë. Vetëm para dy javësh u shënua dy raste të tjera pedofilie në kryeqytet, ku dy të moshuar kishin tentuar të kryenin marrëdhënie seksuale me dy djem të mitur.
Monstrat që tronditën opinionin publik
Ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik është rasti i pedofilit nga Librazhdi Ardian Prrenjasi, i cili jo vetëm abuzoi me një fëmijë të mitur por edhe e vrau. Ende vijojë kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit, por deri tani asgjë s’ka dalë në dritë.
Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian Çela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi në datë 17 shkurt të këtij viti në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.
Prrenjasi ka treguar në polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këtë ai e vrau. Nga dëshmia që ka dhënë në polici 45-vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendgrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës.
Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10-vjeçar me inicialet A. C. i shpëtuar nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij. Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, një litar dhe një thikë. Krimi mund të ketë ndodhur në banjën e apartamentit dhe atje deri dje monstra ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10-vjeçar.
Ndërkohë, mesditën datës 17 shkurt, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qira prej Ardian Prrenjasit. Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10-vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45-vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë./Indeksonline/