Policia në Francë merr në pyetje tre ekstremistë të dyshuar

Policia në Francë po merr në pyetje tre ekstremistë të dyshuar islamik që ishin dëbuar nga Pakistani javën e kaluar.
Burime diplomatike dhe të sistemit të drejtësisë thanë se tre francezët u arrestuan formalisht për t’u marrë në pyetje pasi u dëbuan nga Pakistani.
Ata ishin arrestuar në Pakistan në maj të vitit të kaluar, pasi që kishin hyrë ilegalisht nga Irani për të luftuar trupat perëndimore në Afganistanin fqinjë.
Të tre të dyshuarit janë të moshës 27, 29 dhe 30 vjeç. Ata qenë kapur së bashku Naamen Meziche, një francez me origjinë veri – afrikane, për të cilin shërbimet perëndimore të sigurisë besojnë se është anëtar i Al-Qaedas.
Burimet zyrtare thonë se Meziche i kishte marrë të tre të dyshuarit në një zonë fisnore përgjatë kufirit afgan, që konsiderohet si një nga bazat e Talebanëve dhe Al-Qaedas./Indeksonline/