Lunacek Heqja e vizave jo para dy vjetesh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se nuk ka gjasa që qytetarët kosovarë të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave brenda 2012-ës.
Duke iu referuar periudhës që iu desh vendeve të tjera të Ballkanit për të përfituar heqjen e këtij regjimi, Lunacek ka theksuar se kosovarët duhet të presin dy ose tre vjet.
“Duke parë se sa ka zgjatur procesi për fqinjët, është reale të pritet që implementimi i udhërrëfyesit të realizohet pas dy ose 3 vjetësh”, ka deklaruar Lunacek.
Sa për veriun e Kosovës, eurodeputetja ka theksuar se qeveria e Serbisë duhet t’ua Duke parë se sa ka zgjatur procesi për fqinjët, është reale të pritet që implementimi i udhërrëfyesit të realizohet pas dy ose 3 vjetësh
Ulrike Lunacek
Raportues për Kosovën në PE bëjë të qartë liderëve serbë në Mitrovicë se duhet t’i largojnë barrikadat.
“Beogradi duhet t’ua bëjë të qartë kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës se duhet të heqin barrikadat dhe të lejojnë lëvizjen e lirë, nëse është e nevojshme edhe përmes ndaljes së financimit të atyre që nuk duan të bashkëpunojnë”, ka nënvizuar Lunacek.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka shtuar se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës do të jetë një element kyc në rrugën e anëtarësimit në BE.
Më 12 tetor, në raport-progresin e tij, Komisioni Evropian sugjeroi fillimin brenda vitit të negociatave për heqjen e vizave për Kosovën.
Por pavarësisht sinjaleve pozitive të marra nga Brukseli, duket se rruga për qytetarët kosovarë nuk do të jetë e lehtë.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Cështjet e Vizave, Tanja Fajon deklaroi muajin e kaluar se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vite për liberalizimin e vizave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nis gjykimi për deputetin e Limaj
Në Prishtinë ka nisur pas orës 10 gjykimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj dhe 9 ish bashkëluftëtareve të tij, nën akuzën për krime lufte të kryera në fshatin Kleckë në 99-ën. SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
Qeveria amerikane përmes zëdhënësit ka kërkuar ndërprerjen e dhunës dhe vendosjen e qetësisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës. Kërkime për autorët e vrasjes së serbit
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në kërkim të autorëve të vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve, incident ky që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kroi i Vitakut.
Tahiri: Menaxhim të integruar kufijsh
Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Jahjaga: Të vazhdojnë bisedimet me Beogradin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbështet fuqishëm bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat kanë mbetur pezull që prej shtatorit.
Lajmet kryesore
Një monument i ri i Pavarësisë?
Reagon PS: Berisha nuk mund të ndryshojë historinë
Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Tragjedia e 9 Janarit, pranga skafistit
Bulqizë, vritet minatori
Greqi, betohet qeveria e re