E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi betohet qeveria e re


Kabineti i ri qeveritar i Greqisë dhe kryeministri Lucas Papadhimos janë betuar zyrtarisht për detyrën, një javë pas tërmetit politik që tronditi vendin.

Detyra kryesore e qeverisë së re do të jetë aprovimi i paketës së fundit të ndihmave të dhënë nga BE, për të shmangur falimentimin e vendit.

Zoti Papadhimos, që nuk është një kryeministër i zgjedhur, ka deklaruar se prioriteti i tij do të jetë mbajtja e Greqisë në zonën euro.

Ai do të ketë për detyrë vënien nën kontroll të borxhit deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që Kriza grekePapadhimos: Mbetemi në zonën euroPapadhimos zgjidhet kryeministër Greqi, rikthehen negociatat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në shkurt.

Kryeministri në ikje, Jorgo Papandreu u detyrua të jepte dorëheqjen pas apelit katastrofik për një referendum mbi paketën e ndihmave të eurozonës.

Plani për referendum u rrëzua brenda pak ditësh, por jo pa shkaktuar një krizë politike dhe financiare që kërcënoi të gëlltiste tërë eurozonën.

Më shumë nga të gjithë u acarua presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili në një dialog “privat” me homologun Obama e cilësoi Papandreu-n si “një të cmendur me depresion”.

Disa poste kyce në qeverinë e re do të mbeten nën kontrollin e partisë së Papandreut, Pasok, si për shembull Ministria e Financave që do të drejtohet nga Evangelos Venizelos.

Ish-komisioneri i BE për Ambjentin, Stavros Dhimas, nga partia opozitare Demokracia e Re, është ministri i ri i Jashtëm.

Ndërkohë, në kabinet janë emëruar edhe disa anëtarë të partisë nacionaliste Laos, mes të cilëve ministri i ri i Infrastrukturës, Maqis Voridhis.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Një monument i ri i Pavarësisë?
Reagon PS: Berisha nuk mund të ndryshojë historinë
Bulqizë, vritet minatori
Tragjedia e 9 Janarit, pranga skafistit
SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›