Regjistrimi, tifozat “Kuq e Zi” protestë para Parlamentit

Tifozat “Kuq e zi” në mbështetje edhe nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH), kanë organizuar sot protestë përpara parlamentit kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Përfaqësuesi i tifozëve “Kuq e zi” Gerti Peshkopia ka theksuar se rregjistrimi i popullsisë nuk i shërben aspak interesave Kombëtare, por ka vetëm mbështetjen e qarqeve antikombëtare, të cilat kanë 20 vjet që synojnë shtrembërimin dhe rritjen artificiale të Kombësive të tjera në Shqipëri.
Sipas tij ky rregjistrim mbi të gjitha bie ndesh me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë, dhe vetëm kjo arsye është e mjaftueshme për ta kundërshtuar fuqishëm këtë rregjistrim.
Gjithashtu tifozët “Kuq e zi” të mbështetur edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH), janë tubuar edhe përpara KLD-së për të mbështetur nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu në nismën e tij kundër ndryshimit të kombësisë.
Disa nga përfaqësues të tifozave Kuq e zi në takimin me nënkryetarin e KLD-së Spahiu i kanë këruar atij të ndërmerren hapa ligjorë për bllokimin e këtij procesi që sipas tyre është i dëmshëm për vendin.