Lunacek: Martyndihmon kundërshtarëte pavarësisë
PRISHTINE- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka sqaruar në një intervistë mbi mënyrën se si Dick Marty i sheh hetimet rreth pretendimeve për trafik organesh nga një pjesë e drejtuesve të UÇK-së, duke përfshirë dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
“Propozimi i tij është që hetimet të bëhen nën ombrellën e EULEX-it, por që hetimet të jenë të bazuara jashtë Kosovës, pasi Kosova është një vend i vogël dhe ka ende probleme me mbrojtjen e dëshmitarëve. Me këto qëndrime pajtohem dhe unë. Një tjetër element, për të cilin këmbënguli Marty, është dhe fakti se prokurori i kësaj çështjeje duhet të jetë i njëjti nga fillimi në fund. Të mos ketë ndryshim të prokurorëve, për shkak të kohëzgjatjes së mandatit, siç ndodh zakonisht në EULEX. Mendoj se ky është një opsion i mirë”, ka theksuar Lunacek për Evropën e Lirë.
Sipas saj, në paraqitjet e tij të 16 dhjetorit dhe 25 janarit para Këshillit të Evropës, Marty kishte marrë jo pak duartrokitje dhe fjalë mirënjohjeje lidhur me raportin e tij mbi Kosovën. Por, në të parin takim jashtë Këshillit të Evropës, Lunacek ka thënë se Marty është përballur me deklarata të forta mbi vërtetësinë e raportit dhe prapavijën politike të tij. Ai ishte zënë ngushtë, kur më 10 mars, europarlamentarët kërkuan fakte, e jo spekulime, për raportin e tij.
Marty pranon hetimet nën ombrellën e EULEX-it, por struktura që ai kërkon mund të ngre pikëpyetje se bëhet fjalë për një lloj gjykate speciale ndërkombëtare, këtë radhë vetëm për Kosovën.
“Kjo është një ide, një propozim i zotit Marty që duhet diskutuar me EULEX-in. Nëse EULEX-i thotë se grupi hetimor duhet të jetë i vendosur në terren, pasi në Kosovë është siguruar mbrojtja e dëshmitarëve, unë do të jem dakord. Në fund, duhet të jenë autoritetet që do të merren me hetimin që të vendosin”, ka theksuar Lunacek, duke e lënë ende të hapur për debat çdo modalitet që lidhet me hetimin.
Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, me raportin e Martyt kanë një argument më shumë kundër shtetit më të ri.
(m.a/tg/BalkanWeb)