Avokatit i Popullit: 'Lumë' ankesash për Policinë dhe Faturat e larta
TIRANE-Institucioni i Avokatit të Popullit ka prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve duke bërë publike një numër të madh ankesash të qytetarëve për cështje të ndryshme.
Komisionerja e Avokatit të Popullit, Florinda Nuni deklaroi sot para Komisionit të Ligjeve se shumë ankesa janë depozituar lidhur me dhunën që është ushtruar nga Policia dhe sidomos keqtrajtimet në komisaritatet e Policisë.
Nuni theksoi se ankesa ka patur dhe për shkeljet e procedurave gjyqësore ku sipas qytetarëve përmbarimi nuk ka ekzekutuar një sërë titujsh.
Më tej Komisionerja e Avokatit të Popullit deklaroi deh ankesat për mbifaturim nga ana e CEZ për pagesat e energjisë elektrike, për Ujësjellësin përvec faturave të larta, qytetarët ankohen se nuk ky institucion nuk i informon dhe sqaron për shërbimet dhe pagesat e larta në fatura.
Por raporti I lexuar ka hasur dhe kundërshtime. Përfaqësues të Kuvendit të pranishëm në Komisionin e Ligjeve pasi dëgjuan raportin e Avokatit të Popullit thanë se ky institucion po tejkalon kompetencat që i janë caktuar.
(d.b/BalkanWeb)