Pacolli: Fillojnëprocedurat për ndryshimine Kushtetutës
PRISHTINE- Presidenti Behxhet Pacolli ka bërë të ditur të hënën se do të fillojë procedura e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjet.
Gjatë një takimi që pati më kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka,
Pacolli ka thënë se shumë shpejtë do të fillojë reformimi i sistemit zgjedhor, me ç’rast do të ndryshohet neni kushtetues që Kosovën e përcakton si një zonë të vetme zgjedhore.
Ndërkohë, presidenti Pacolli siguroi qytetarët e Kosovës se asnjëherë me Serbinë nuk do të negociohet për statusin e Kosovës, integritetin e saj dhe as për ndryshimin e Kushtetutës.
Ai i ka quajtur destruktive tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, siç është raportuar ditë më parë nga mediat, nga ana e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe mediat.
“E respektojë misionin që ka shoqëria civile, por është për keqardhje se ata keqpërdorën emrat e dikujt për të arritur qëllimet e tyre”, ka thënë Pacolli.
(m.a/tg/BalkanWeb)