Censura e Twitterit, pritet pozitivisht në Tajlandë
Tajlanda mirëpret censurën e Twitterit. Duke e cilësuar këtë ide si mjaftë të mirë, kjo qeveri ka dhënë aprovimin sa i takon Twitter-it, për të bllokuar postimet e përdoruesve të rrjetit social në vende të caktuara.
Ministrja tajlandeze e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimeve, Anudith Nakornthap, ka deklaruar se pajtohet me politikat e reja të Twitter-it, ndërsa ka premtuar se autoritetet tajlandeze nuk do të përfshihen në censurën e këtij rrjeti.
Në muajin nëntor, Qeveria e Tajlandës ka kërkuar nga Facebook-u të fshijë rreth 10,000 faqe për të cilat ka thënë se kishin përmbajtje fyese për Monarkinë.
Aktivistët në mbarë botën kanë kritikuar njoftimin e javës së kaluar të Twitter-it, për politikat e reja të bllokimit.