Drashkoviç-serbëve: Largoni barrikadat

Menjëherë pas kërcënimit të KFOR-it se do të përdor plumba të vërtetë në rast se rrezikohen ushtarët e tij, ka shtyrë që disa nga krerët e serbëve t`u kërkojnë atyre heqjen e barrikadave në veri.
Kryetari i Lëvizjes serbe të Ripërtëritjes, Vuk Drashkoviç u ka kërkuar serbëve që të largojnë barrikadat.
“Serbët duhet t`i largojnë barrikadat në Kosovë, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Ne nuk kemi autoritete në Kosovë dhe e vetmja rrugëdalje është anëtarësimi në BE”, ka thënë Drashkoviç për B92.
“I lus serbët që t`i largojnë barrikadat, që të mos shkaktojnë aksidente, atje nuk ka asnjë ushtar serb, nuk ka autoritete të Serbisë” ka shtuar Drashkoviç.