Lunacek per zgjedhje te lira e demokratike

Perfaqesues te partise Fryma e Re FeR ne nje takim me raportuesen e Parlamentit Evropian PE per Kosove Ulrike Lunacek kane shprehur mirenjohjen e tyre per punen dhe angazhimin e saj per Kosoven.
Gjate ketij takimi themeluesit e FeR-it diskutuan me eurodeputeten Lunacek lidhur me zhvillimet e fundit ne vend rreth mbarevajtjes se zgjedhjeve te 12 dhjetorit ku eshte theksuar edhe nje here rendesia qe zgjedhjet e para parlamentare ne Kosoven e pavarur te jene te lira dhe demokratike.
Kemi diskutuar sot me eurodeputeten Lunacek lidhur me zhvillimet e fundit ne Kosove. Ne e kemi njoftuar ate lidhur me ngjarjet e fundit dhe me vizionin tone si parti e re ne skenen politike kosovare. Njeheresh kemi shprehur kerkesat tona qe zgjedhjet e para parlamentare ne Kosoven e pavarur te jene shembull i korrektesise duke i dhene keshtu qytetareve mundesine per te ushtruar te drejten e tyre ne nje ambient te lire dhe demokratik. Nga zonja Lunacek kemi marre pergezime dhe perkrahje per rrugetimin qe e kemi nisur dhe na eshte thene se kerkesa jone per nje proces te rregullt zgjedhor do te percillet edhe tek adresat perkatese ka thene Shpend Ahmeti Kryetar i Keshillit Drejtues te FeR-it thuhet ne nje njoftim te kesaj partie.
Per FeR-in vizita e Lunacekut vleresohet te jete nje konfirmim me teper qe kjo parti tashme eshte pozicionuar brenda skenes politike ne Kosove.