Nje i vdekur si pasoje e shembjes se tavanit

Nje vajze ka humbur jeten dhe dy persona te tjere jane lenduar si pasoje e rrezimit te tavanit te spitalit te Tetoves.
Mesohet se shembja e tavanit te spitalit ka ndodhur rreth ores 14.00 si pasoje e ererave te forta duke rene mbi tre persona.
Dafina Raci nga Prishtina ka nderruar jete ne vendin e ngjarjes ndersa te lenduar rende jane Shefket Samiu shofer ne Spitalin e Tetoves dhe Astrit Ademi nga Shkupi. USHT ne nje sqarim te saj pergenjeshtroi lajmin se viktima eshte studente e USHT-se ndersa rektori Agron Reka i ka shprehur ngushellime familjes Raci nga Prishtina ndersa dy te lenduareve u ka shprehur sherim sa me te shpejte. Ne vendin e ngjarjes jane demtuar rende edhe dy vetura qe gjendeshin prane oborrit te spitalit. Ekipet e zjarrfikesve dhe te policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes per te shmangur katastrofen e ndodhur.
Ky eshte rasti i dyte i shembjes se tavanit te spitalit pas atij qe ndodhi te shtunen ne Spitalin e Gostivarit ku nuk pati pasoja ne njerez pervec demeve materiale.