E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek:Të mos ndalet presioni ndaj Serbisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se caktimi e datës së bisedimeve të anëtarësimit të Serbisë në BE, duke të kushtëzohet me përparimin e raporteve me Kosovën.

"Unë shpresoj se edhe Vjena do ta shtoj presionin në Serbi dhe do ta bëj të qartë se pa një përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën nuk ka fillim të negociatave", tha Lunacek në një artikull të botuar në të përditshmen vjeneze "Presse”.

Lunacek thotë se kompromisi tek i cili është detyruar të shkojë Beogradi tregon qartë se Këshilli i BE-së kishte të drejtë kur në dhjetor e kioshte  shtyrë vendim për statusin e kandidatit të Serbisë.

“Austria, së bashku me 21 anëtaret që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të bëjnë presion më të fuqishëm në Greqi, Qipro, Sllovaki, Rumania dhe Spanjë”, theksoi ajo.

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën thotë se "yll" në krah të emrit "Kosova", paraqet "dritë në fund të tunelit në procesin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës".

Lunacek thekson se për këtë marrëveshje opozita, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, ka akuzuar qeverinë për tradhti.

Sipas saj, mbishkrimi lejon "dy tone dhe dy sinjale", duke theksuar se kryesorja është se në takimet rajonale kjo i mundëson Kosovës përfaqësim të pavarur, të barabartë e pa referencën e UNMIK-ut.

Politikania austriake tek kjo sheh “një hap të shumëpritur për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›