E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç:Zgjedhjet serbe në Kosovë nuk janë të diskutueshme

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ka pasur presione ndërkombëtare për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por kjo gjë ka mbaruar pasi ato janë shpallur nga kryetarja e Parlamentit të Serbisë.

"Serbia absolutisht nuk do të bisedoj nëse duhet të mbahen zgjedhjet në Kosovë. Ato janë mbajtur që 12-13 vite e nuk e di pse tani po diskutohen aq shumë”, thotë Daçiç.

Në lidhje me deklaratën e Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, se do të ishte problem për Serbinë nëse mban zgjedhje në Kosovë, Daçiç ka thënë se kjo nuk është punë për të cilën Kacini duhet të japë përgjigje.

"Besoj se shteti ynë nuk duhet të pyes dikë nëse do të mbajnë zgjedhje apo jo në Kosovë. Serbia është shtet sovran dhe duhet të respektohet si i tillë.Kosova nuk është shtet sepse nuk e pranojnë institucionet që duhet, siç janë Kombet e Bashkura”, thotë Daçiç

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›