E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lundër, shperthen cisterna e naftes, plagosen 4 persona

TIRANË- Shpërthimi i një gjeneratori në ambientet e një biznesi në Lundër për pak sa i ka rrezikuar jetën 4 personave, ndërkohë që flakët rrezikuan edhe një rezervë karburanti që ndodhej pranë tij.

Shpërthimi ku mbeten të plagosur 4 persona ndodhi mesditen e sotme, nderkohe policia nga të dhëna paraprake bëri me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë një cisterne karburanti, duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti.

Të plagosurit identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që mjekët bëjnë me dije se 2 prej tyre kanë djegie në trup dhe gjendja e tyre është e rëndë, ndërkohë që dy të tjerët pasi kanë marrë mjekimet e nevojshme janë larguar. 

Në vendngjarje shkuan tre automjete zjarrfikëse dhe forca të shumta të komisariatit numër 1 në kryeqytet, ndërkohë që bashkë me personelin e biznesit vendosen në kontroll flakët, në mënyrë që të shmngin situaten e rende.

LACI: SITUATA NE KONTROLL
Dilaver Laçi, Shefi i Shërbimit të Tjarrfikëseve në Tiranë bën me dije për NEËS24 se flakët nuk rrezikojnë shperthime te tjera dhe biznesin.
"Katër punëtorë kanë qenë duke salduar, kur ka shpërthyer depozita e karburantit e cila ka qenë e lidhur me tuba plastikë me ambientet e kompleksit. Dy punëtorë kanë marrë plagë të rënda djegieje dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Në vendngjarje 2 zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por mos të përfshirë objektin në flakë, rezerva e karburantiti për ngrohejn e Blurit dhe shërbimet në ambiente e tij. Zjarri është 100 metra, larg biznesit, situata është në kontroll",- sqaroi Laçi.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›