SHBA, planifikonte sulm terrorist ndaj Kongresit, arrestohet marokeni
SHBA- Autoritetet Amerikane kanë arrestuar një emigrant maroken, i cili kishte si qëllim të kryente një sulm terrorist në ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington D.C.
29-vjecari Amine El Khalifi, ishte vëzhguar me kujdes prej disa jevësh nga FBI-ja megjithatë sipas autoriteteve, qytetarët e thjeshtë nuk kishin qënë të rrezikuar në asnjë moment. I arrestuari nuk besohet të ketë pasur lidhje me grupin terrorist Al Kaeda.
Nëse shpallet fajtor, 29-vjecari mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Sipas hetuesve ai mendonte se kishte pasur të veshur një jelek të mbushur me eksploziv, por në fakt ishte furnizuar nga agjentët e infiltruar me municion fallco dhe një armë që nuk funksiononte.
Emigranti maroken kishte vizituar disa herë ndërtesën e Kongresit Amerikan për të planifikuar detajet e sulmit.
(el.me/news24/BalkanWeb)