E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lungomare, IKMT vijon punën për prishjen e 8 objekteve

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e një prej objekteve që bëhej pengesë për zbatimin e projektit të Lungomares 3 në Vlorë.

IKMT ka prishur deri tani 10 ndërtime që ishin me funksione shërbimi, ndërsa vijon puna për prishjen edhe të 8 objekteve të tjera.

Aktualisht, po vijon me ritme të mira puna në kantierin e Lungomares 3, Vlorë-Orikum, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin bregdetar, që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Ky është një projekt i financuar nga BERZH, në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit dhe punimet përfshijnë transformimin cilësor të hapësirës publike, ku do të mbillen pemë do të krijohen zona për këmbësorët, për biçikletat, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›