E Martë, 3 Nëntor 2026

Gatime tradicionale në pazarin e Gjirokastrës, elementë të shumëllojshëm dhe shije të veçantë

Kultura e sofrës është një traditë e përcjellë ndër breza në qytetin e Gjirokastrës dhe zonat përreth.

Kulinaria është shumë e pasur në elementët e saj të gatimit por edhe në shijet e ndryshme.

Në aktivitetin e organizuar në pazarin karakteristik “fest n’sokak” u prezantuan disa prej gatimeve tipike tradicionale. Qifqitë, sarmatë, shapkati, byreku e të tjerë u vlerësuan maksimalisht nga të huajt që i provonin për herë të parë.

Gjirokastra është vendi ideal për tu vizituar jo vetëm për historinë, natyrën dhe arkitekturën e bukur që ka por edhe për artin e veçantë të kuzhinës tradicionale.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›