Lura ne flake Forcat e Ushtrise te vetme per te shuar zjarrin
Sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredh janë dëmtuar nga flakët të cilat kanë depërtuar në thellësi të një masivi pyjor. Pregj Lura është një nga zonat më të dëmtuara ku më shumë se 50 hektar janë gllabëruar nga flakët për 4 ditë me rradhë.
Me kameran tonë depërtuam në një nga vatrat e zjarrit të riaktivizuara si pasojë e erërave të forta në majën e bakullinës duke vijuar më pas në pjesën pas bakullinës në fushën e Titores në drejtim të Qaf Lurës.
Ndonëse dy toga të forcave të ushtrisë po bëjnë të pamunderën për të stabilizuar gjendjen flakët kanë vënë nën pushtetin e tyre masivin pyjor të Pregj Lurës një masiv ky tërësisht i vështirë për tu kontrolluar ndërkohë që një ndërhyrje nga ajri do të evitonte përfundimisht dëmet e mëtejshme pasi terreni tepër i veshtirë e bën të pamundur vënien nën kontroll të situatës.
Megjithë situatën e krijuar ajo që të bën përshtypje është indiferenca e banorëve të fshatit ndaj situatës së krijuar. E vetmja shpresë tashmë mbeten rreshjet e shiut që sipas shërbimit sinoptik priten të bien gjatë ditëve në vijim. Një problem tjetër shqetësues është dhe zhdukja e kafshëve të këtij masivi pyjor si ujku, lepuri dhe në mënyrë të veçantë ajo e gjelit të egër një shpend ky i rrallë që rritet vetëm në këtë zonë tashmë të pushtuar nga flakët.