Shtyhet gjyqi mes Kadarese dhe Hoxhes
Është shtyrë gjyqi mes Ismail Kadaresë dhe Nexhmije Hoxhës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të të vesë së diktatorit e cila është paditur nga shkrimtari i mirënjohur Kadare. Ky i fundit ka kërkuar që e veja e diktatorit Enver Hoxha t’i kthejë dorëshkrimin e orgjinal të romanit “ Dimri i vetmisë së madhe”. Shkrimtari pretendon se dorëshkrimi origjinal i veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", mbahet padrejtësisht nga Nexhmije Hoxha. Në seancën e sotme avokatët mbrojtës të Kadaresë do të kërkonin sigurimin e padisë çka nënkupton sekuestrimin e veprës nga ana e gjykatës dhe mbajtja e tij në një vend të sigurtë deri në përfundimin e gjyqit. E pyetur nga gazetarët avokatja e Kadaresë u shpreh se ende nuk dihet qëndrimi zyrtar iNexhmie Hoxhës pasi mbrojtësit e saj nuk u paraqiten në seancë.
Megjithatë gjatë këtyre ditevë në median e shkruar e veja e diktatorit Hoxha ka pretenduar se dorëshkrimi original i veprës “Dimri i vetmisë së madhe i është dhuruar nga Kadare, gjë të cilën shkrimtari e mohon. Gjyqtari Bledar Abdullaj vendosi që séance e ardhshme të zhvillohet ditën e enjte.