E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lushnja – Flamurtari, kryendeshja e javës

Lushnja – Flamurtari është kryendeshja e javës së pestë të Kategorisë së Parë, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti në RTSH Sport nga stadiumi “Roza Haxhiu”. Një sfidë e fortë edhe për shkak të rivalitetit që kanë patur këto dy ekipe, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por dhe kur kanë luajtur në elitën e futbollit shqiptar. 7 pikë Flamurtari dhe 4 pikë Lushnja, ndërsa për verdhejeshilët është domosdoshmëri fitorja.

Ndërkohë ajo që spikat është sfida Tërbuni – Apolonia, dy ekipe që deri më tani kanë bërë mirë në Kategorinë e Parë.

Për Skënderbeun, që në fushën e vet do të presi Burrelin, është mundësia për suksesin e dytë në kampionat, ndërsa Turbina, e cila pret Luzi 2008, ka një shans për të marrë suksesin e parë.

Edhe duke luajtur në Fier, Tomorri përballë Orikut mund dhe duhet ta shfrytëzojë maksimalisht fushën asnjanëse. E po kështu një ndeshje e barabartë është dhe Besa e Korabi.

E javën e mbyll takimi i së dielës mes Dinamos e Besëlidhjes në “Selman Stërmasi” me shansin e bluve për të forcuar dhe më kreun e renditjes.

JAVA E PESTË

E SHTUNË 8 TETOR 2022

Lushnja – Flamurtari               12:30

Besa – Korabi                         15:00

Tërbuni – Apolonia                 15:00

Oriku – Tomori                       15:00

Turbina – Luzi 2008                15:00

Skënderbeu – Burreli               15:00

E DIEL 9 TETOR 2022

Dinamo – Besëlidhja               12:30

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›