Lushnja-Dinamo 1-2, Dalic shpëton stolin

Dinamo nuk e pati aspak shëtitje transfertën e Lushnjës, madje nëse nuk do të ishte loja e dobët e formacionit të Saimir Malkos, trajneri kroat i bluve, Zlatko Kovacic – shumë i nervozuar gjatë gjithë takimit – mund të kishte dalë nga "Roza Haxhiu" vetëm me një pikë.
Gjithsesi, Dinamo falë golave të Jusufit (7') e Plakut (85') regjistroi fitoren e dytë sezonale, përballë një Lushnje të zbehtë, që arriti të shënojë vetëm një gol me anë të kongolezit Richard Bokotola. Për Plakun ky ishte goli i tretë sezonal.
Në javën e ardhshme, Dinamo do të luajë kundër Vllaznisë në kryeqytet, në një sfidë tërheqëse kundër ish-trajnerit të saj Agim Canaj, ndërsa Lushnja do të udhëtojë në Peqin kundër Shkumbinit vendas, skuadrës që ka marrë pikët e plota në tri përballje në fushën e saj.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 5
27.09.2008
Tirana-Flamurtari 3-1
Shënues: Memelli 16', 58' 61'
Besa-Teuta 1-1
Shënues: Sakaj 43'/ Xhafa 55' (aut)
Lushnja-Dinamo 1-2
Shënues: Bokotola 73'/ Jusufi 7', Plaku 85'