E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja, lagunarët kërkojnë triumf ndaj të kuqve

lushnjaNdeshja e fundit e kampionatit në kategorinë e parë pritet të dhurojë spektakël nga të dyja skuadrat në Roza Haxhiu

Nën drejtimin e teknikut Artan Bano skuadra lushnjare po vijon seancat stërvitore në kuadër të takimit të fundjavës që do të zhvillohet ndaj Partizanit. Natyrisht që motivimi është maksimal nga ana e vendasve, ku më shumë se pikët dhe loja, skuadrat pritet të luajnë një ndeshje për prestigj. Në këtë sfidë, tifozëria lagunare kërkon të marrë maksimumin në këtë sfidë, e cila do të korespondojë dhe me inagurimin e tapetit të ri.

Tekniku i Iushnjarëve, Artan Bano i ka kërkuar futbollistëve të tij që të arrijnë maksimumin në këtë sfidë, e cila duhet të kënaqë futbollistët në fushën e lojës.  Në qytet të gjithë janë të bindur se do të zhvillohet një superndeshje dhe fituesit e saj do të jenë pikërisht ata, lagunarët. Ndeshja midis tyre mund të kosiderohet edhe si një përballje luksi, pasi klubet tashmë kanë arritur objektivin përfundimtar, ngjitjen në Superligë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›