E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozat Kuqezi: Ne Besojmë!

tifozat kuq e zi.jpg 1Nga Gerti Çarçani

30 DITË LARG 90 MINUTAVE TË ZJARRIT

Një muaj larg përplasjes madhore me Norvegjinë, grupimi që mban gjallë atmosferën në Qemal Stafa shpall slloganin për atë mbrëmje

Shulku konfirmon: Ka një çmenduri kërkesash për bileta. Shitja nuk ka nisur. 9500 biletat e tribunave për karshi do të shiten me planifikim.

Kur ka mbetur një muaj përpara ndeshjes me Norvegjinë, takim që do të përcaktojë fatet e sezonit për Shqipërinë, tifozët kuqezi po mendojnë me detaje përgatitjet për atmosferën. Gjithçka e menduar fare mirë në një kohë që në unision knë veçuar edhe slloganin e mbështetjes për ekipin kombëtar për takimin e shekullit.

Ne besojmë!, është kjo fjala më e bukur që kuqezinjtë kanë zgjedhur për të ngrohur atmosferën, por dhe për ti treguar lojtarëve që ëndrra mund të bëhet realitet nëse të gjithë bashkë do të besojmë dhe do ta provojmë. Sfida zyrtare elemnitaore Shqiperi-Norvegji është parashikuar të luhet në Tiranë në datën 7 qershor dhe interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm.

Sipas burimeve më të fundit që vijnë nga FSHF ka një super super fluks kërkesash në lidhje me biletat. Pritet një super tifozeri, teksa stadium parashikohet të jetë thuajse plot fare. Federata për pak ditë do të jetë në një mori të madhe kërkesash teksa ato kanë kaluar limitet e menduara. Do të jetë sfida që do të vendosë shumë, në një kohë që stadium aq është, dhe kapacitetet mund të arrijnë limitet maksimale për atë ditë.

Pritet që kjo përballje të ketë një superfluks edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë, por nuk është aspak një çudi që, për kohë të përshtatshme të mbledhë në stadium edhe kandidatë për deputetë, që nuk kanë hzrë një herë në hapësirat e një impianti futbolli, por që do të kërkojnë të prodhojnë imazh electoral.

Pritet që Qemal Stafa të jetë në nivelet e njëjta sin ë ndeshjen me Greqinë, fituar nga Brigel kohë më parë, por edhe në ballafaqime të tjera. Kërkesat kanë shkuar në ekstrem për 9500 vendet e tribunave D1 D2 D3, në një kohë që tribuna është një tjetër piacë dhe 1100 vendet e saj gjithmonë janë shpërndarë mbi bazën e një planifikimi nga ana e FSHF-së.

Zyrtarët e FSHF parashikojnë një murlan stresi në vigjilje të ndeshjes me Norvegjinë, e cila do të jetë decisive për grupin tonë dheshanset për kalim në fazën plej-of. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, zotit Shulku, deri tani nuk është shitur asnjë biletë për Norvegjinë: Shitja nuk ka nisur dhe nuk mund të thuhet që është shitur.

Por kërkesat janë të pafundme, kryesisht për tribunën për karshi D1 e D2. Megjithatë, parashikohet që Qemal Stafa të jetë super-full për ndeshjen me Norvegjinë. Dhe nukë shtë thjesht parashikim, por do të shndërrohet në një realitet,- citon Ilir Shulku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›