Lushnja, modeli pragmatik që duhet mundur në fazën e dytë
Me mënyrën e lojës dhe vendosjen taktike, myzeqarët kanë sjellë risi jo vetëm për skuadrat e së parës, por për të gjithë futbollin tonë
Nga Edmond Sufaj
Kryesuesja e së parës, verdhejeshilët e Lushnjës kanë sjellë një stil të ri loje në 15-të ndeshjet e fazës së parë, me të cilën kanë mundur të grumbullojnë shumë pikë të vlefshme. Stili i lojës së skuadrës, i aplikuar nga trajneri Artan Bano, nuk ka shfaqur spektakël dhe volum loje, por nga ana tjetër ka arritur të marrë më të rëndësishmen nga një ndeshje futbolli, pikërisht pikët. Loja pragmatike, pra duke menduar vetëm për marrjen e produktit përfundimtar, ka rezultuar shumë efikase, duke sjellë një risi në këtë aspekt në futbollin tonë. Në shumë ndeshje, skuadra nuk ka imponuar kundërshtarët me lojën e saj, por në fund ka ditur gjithnjë të marrë atë që kërkonte. Ky model nuk