Partizani-Bashkisë: Rishqyrto të ardhurat e taksapaguesve kryeqytetas
Presidenti Lulëzim Sallaku me anë të një apeli mediatik kërkon nga këshilli bashkiak i Tiranës të bëjë një ndarje më të drejtë të ardhurave që ndahen për sportin, pasi Partizani nuk përfiton asgjë
Nga ILIR CARA
Partizani konsiderohet si klubi me tifozerinë më të madhe dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, por aktiviteti i këtij klubi është i përqendruar në kryeqytet që nga themelimi i saj me 4 shkurt 1946. Në Tiranë veprojnë tre klube futbolli, Tirana, Partizani dhe Dinamo, dhe pretendohet se pjesën më të madhe të tifozëve në kryeqytetin shqiptar e përbëjnë tifozët e kuq. Bashkia e Tiranës, që përbën qeverisjen lokale, e cila merret me administrimin e taksave të qytetarëve të Tiranës historikisht në buxhetin e saj për sportin akordon fonde vetëm për ekipin e futbollit të Tiranës, ndërsa dy klubet e tjera nuk përfitojnë asgjë. Presidenti i Partizanit Lulëzim Sallaku me anë të një apeli mediatik k