Familjaret e Kryeministrit: Me Ballen perballemi ne gjykate
Familjaret e Kryeministrit Sali Berisha kane reaguar dje per akuzat publike qe ka bere deputeti socialist Taulant Balla ne lidhje me pasurine e tyre. Vajza e Kryeministrit Argita Malltezi, bashkeshorti i saj Jamarber Malltezi dhe djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, me ane te nje deklarate shprehen se te ardhura e tyre jane te deklaruara ne institucionin e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), sipas ligjit ne fuqi. “Ne lidhje me spekulimet e fundit te z.Balla sqarojme se te ardhurat tona jane te gjitha nga burime te ligjshme dhe te deklaruara ne organet perkatese. Te gjitha te ardhurat jane derdhur ne rruge bankare dhe per to jane shlyer, po ne rruge bankare, te gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit ne fuqi”, thuhet ne reagimin publik. Nga ana tjeter, ne deklarate familjaret e kryeministrit shprehen se deputeti Balla duhet te jap ne gjyq argumentet ne lidhje me akuzat qe ka bere nga selia e PS-se. “Persa i perket trillimeve te vazhdueshme te z.Balla, kunder te cilit jane hapur nga persona te ndryshem disa procese ligjore per shpifje, qe prej nje jave kemi pritur qe ai te jape argumente per akrobacite e tij spekulative. Meqe kete ai nuk e ben, do t’i japim mundesine te paraqese argumentet e tij ne gjykate. E ftojme te mos i shmanget si frikacak perballjes ne gjyq”, thuhet ne reagimin e te afermeve te Kryeministrit Sali Berisha. Me tej familjaret e kryeministrit shprehen se cdo pasuri e tyre vertetohet ne dokumentacionin e ILDK-se, institucion i cili ka hetuar dhe nuk ka gjetur asnje problem ne deklarimin e te ardhurave. “Sa me siper vertetohet lehtesisht nga deklarimet vjetore te pasurise ne ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vertetesine e deklarimit tone te pasurise nder vite, por dhe deklarimet prane organeve tatimore mbi te ardhurat personale vjetore”, thuhet ne reagimin e familjareve te kryeministrit. Nga ana tjeter, sillet ne vemendje dhe qendrimi i kreut te PS-se ne lidhje me deklarimin e pasurise se tij. “I kujtojme z.Balla se te ardhurat tona te deklaruara, te kontrolluara e te gjetura ne rregull jane ne drite te diellit; ndryshe nga shefi i z.Balla, i cili pasi betonoi Tiranen me miliona meter katror ndertim dhe u akuzua publikisht nga ndertuesit se u kish kerkuar miliona euro ne shkembim te lejeve te ndertimit, deklaron si kursime jete 3 mije euro, dhe se jeton 6 muaj te shoket e 6 muaj tek mami, meqe eshte i pastrehe”, thuhet ne deklaraten e familjareve te kryeministrit Sali Berisha, Argita e Jamarber Malltezi dhe Shkelzen Berisha.
ILDKP: Pasuria e Berishes dhe te afermeve te tij, pa probleme
Pas akuzave te bera nga deputetit socialist, ka reaguar dhe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP). Ky institucion beri te ditur se ka zhvilluar disa procedura kontrolli per deklaratat e pasurise se kryeministrit te Shqiperise, te ministrave dhe disa zyrtareve te tjere te larte, te cilat kane rezultuar pa probleme. ILDK theksoi se pasuria e kryeministrit dhe te afermve te tij eshte kontrolluar disa here dhe ka rezultuar pa probleme. “Nisur nga interesi publik mbi kontrollin e interesave private te subjektit me funksion kryeminister, Sali Berisha dhe personave te lidhur me te, ILDKP ben me dije se ndaj subjektit jane zhvilluar disa procedura kontrolli te plote, ne perfundim te te cileve kane rezultuar pa probleme. Aktualisht, ILDKP po zhvillon procedure e kontrollit te plote per vete-deklarimin e pasurise per vitin 2010 dhe 2011 te subjektit me funksion kryeminister”, thuhet ne njoftimin e ILDKP-se. Po ashtu, institucioni deklaroi po kontrollohen ne menyre te plote per te gjithe anetaret e kabinetit qeveritare. “Kontrolli ka nisur ne muajin Tetor 2012 per shkak te funksionit, bazuar ne nenin 17/2 te ligjit nr. 9367, date 07. 04. 2005 ‘Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike’. Aktualisht, me amendimet e fundit ligjore, te cilat kane hyre ne fuqi me 26 Tetor 2012, ky detyrim percaktohet ne nenin 25/1 te ligjit nr. 9049, date 10. 04. 2003 ‘Per deklarimin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe disa nepunesve publike’, i ndryshuar”, thuhet ne njoftimin e ILDKP-se.
Akuzat njejavore te deputetit Balla per pasurine e femijeve te Berishes
Prej nje jave deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla, nga selia roze ka akuzuar te afermit e kryeministrit Sali Berisha per mos justifikim te pasurive. Balla ka lexuar para medieve deklarimet e pasurive te te afermve te Kryeministrit dhe ka bere akuza per mos justifikim te tyre. “Ne kemi treguar se si vajza e Kryeministrit se bashku me bashkeshortin e saj i kane rritur te ardhurat e tyre me te pakten 600 milione leke ne nje vit te vetem, si pasoje e pagave per mesimdhenie, te trashegimise nga gjyshja dhe motra e gjyshes per bashkeshortin e Argites, te qerave dhe pronave te tyre te shumta si edhe ca faturave te prapambetura nga aktiviteti tregtar”, eshte shprehur Balla pak dite me pare. Deputeti i PS-se ka akuzuar dhe djalin e kryeministrit Shkelzen Berisha. “Kemi treguar se ne nje vit i biri i kryeministrit e ka rritur situacionin e llogarive dhe te depozitave te tij bankare me 310 mije Euro, pavaresisht se keto shtesa nuk perputheshin me te ardhurat e tij gjithsesi marramendese. Ne total, duke i marre se bashku per nje vit, sipas situacionit te mesiperm te vetedeklaruar, djali i Kryeministrit Shkelzen Berisha dhe vajza e Kryeministrit Argita Berisha, kane shtuar pasurite e tyre me 1 miliard e 34 milione leke”, ka deklaruar Balla. Nga selia e PS-se, Balla ka deklaruar ka hedhur dhe akuza per “aktivitet te mjegullt” ne lidhje me pasurite. “Si mund te rrise depozitat biri i kryeministrit me 100 mije Euro me shume se te ardhurat e deklaruara? Si ka mundesi qe nje aktivitet i mjegullt si “aktiviteti me prona te paluajtshme” te sjelle te ardhura te tilla per dike qe sapo ka mbaruar shkollen?”, ka deklaruar deputeti i PS-se, Taulant Balla.