Lushnja, ruajtja e grupit mbetet qëllim
Skuadra kampione e kategorisë së parë kërkon të ruajë grupin e lojtarëve, në mënyrë që ekipi të jetë sa më kompetitiv në Superligë
Suksesi i Lushnjes është bazuar shumë te homogjenizimi i grupit të lojtarëve, që kanë disa vite që luajnë bashkë. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet, që drejtuesit e skuadrës po kërkojnë që të ruajnë bazën e ekipit në Superligë edhe për sezonin tjetër.
Sipas burimeve pranë klubit lagunar, afrimi lojtarëve do të bëhet sipas një plani të detajuar mbi afrimin e elementeve të domosdoshëm për ekipin. Drejtuesit lushnjarë kanë projektuar disa emra lojtarësh, të cilët bëjnë pjesë te ekipet e Superligës. Në fundin e sezonit pritet nisja e tratativave konkrete në këtë drejtim.