E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje- Stanet e bagëtive ndotin ujin, Bashkia nis marrjen e masave

Lushnje- Uji në qytetin e Lushnjës është kthyer në burimin kryesor të sëmundjeve në këtë zonë. Kjo ka ardhur për shkak të staneve të bagëtive që ndodhen fare pranë puseve të ujit në stacionin e pompimit në Konjate.

Sipas ekspertëve ndotja ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së ujërave të stanit në puset e pompimit.

Në shumë raste banorët kanë kërkuar që bagëtitë të largohen deri aty, por nuk është marrë asnjë masë.

Reagimi ka ardhur sot nga Drejtoria e Kanalizimeve, e cila ka bërë largimin e një stani nga 5 që ndodhen aty. Sipas saj nëse nuk bëhet largimi me dëshirë atëherë do të bëhet ngritja e një Task- Forcemidis Prokurorisë, Bashkisë dhe Komunës Dushk.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›