E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, 35-vjeçari therret për vdekje pas një zënke për kullotat e bagëtive

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në vend, teksa një 35-vjeçar është vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjës, ku është qëlluar për vdekje me thikë shtetasi Servet Nella, 35 vjec.

Ndërkaq policia është vënë menjëherë në lëvizje pas aktit të rëndë dhe brenda një kohë shumë të shkurtër ka bërë të mundur edhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Nellës, shtetasin Nezir Mehmeti 34 vjeç.

Burime pranë policisë së qytetit të Lushnjës kanë bërë me dije se dyshohet që 35-vjeçari të jetë theruar pas një konflikti për kullotat e bagëtive, ndërkohë që hetimet për këtë ngjarje vijojnë, për sqarimin e plotë të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›