E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e pagesave për klientët trondit kompanitë e sigurimeve


TemA

Kompanitë e Sigurimit në Shqipëri duket se nuk kanë më para të paguajnë klientët e tyre. Disa zyra avokatie dhe përmbarues privat të kontaktuar nga media thonë se e kanë të pamundur të marrin paratë nga kompanitë e sigurimit, edhe pse në shumë raste ato u takojnë automatikisht për shkak të tipit të figuracionit.

Fenomeni bëhet shqetësues, edhe pse në tregun e kompanive private të sigurimit kanë hyrë emra të njohura kompanish perëndimore, sidomos ato austriake Uniqa dhe Vienna Insurance Group.

Në këto 20 ditë të muajit gusht, Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar rreth 60 çështje të tilla, ku dominon përkrahja që Gjykata u jep këtyre kompanive në raport me klientët.

Ku dëmtohet klienti?

Nëse ju jeni një person i dëmtuar që duhet të paguheni nga shoqëritë tona të sigurimit, bëni kujdes me procedurat. Pas përfundimit të gjykimeve, duhet që kompanitë e sigurimit brenda dhjetë ditësh të bëjnë pagesën vullnetare për klientin.

Por, pikërisht këtë dhjetëditësh kompanitë e sigurimit po e përdorin si mundësi për të rihapur gjyqin dhe të kërkojnë shtyrjen e procesit të ekzekutimit.

Interesant është fakti, se gjykatat në shumicë vendosin në anë të tyre, ndërkohë që askush nuk ka hetuar fondin e garancive të këtyre kompanive, se në çfarë raporti është me borxhet qe u kanë klientëve.

Byroja Shqiptare e Sigurimeve, që mbikëqyr kompanitë, duket se është e përfshirë vet në këtë skemë, duke ngjallur panik tek klientët dhe mosbesim të thellë tek siguruesit e tyre.

Ideja se kompanitë e sigurimit tashmë nuk kanë para të paguajnë klientët e tyre ka ngjallur dyshime të mëdha tek qytetarët, të cilët presin të dëmshpërblehen nga këto kompani.

Por, ajo që është thelbësore ende po fshihet nga publike, dhe ne nuk kemi sot një informacion ët qartë për raportin që ekziston mes fondit në dispozicion për dëmet dhe vet borxhit që kompanitë kanë ndaj klientëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›