Lushnje, 86- vjeçari gjendet i vdekur brenda në xhami
LUSHNJE – Një 86-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në xhaminë e fshatit Dushk. Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit të marrë.
Uniformat blu kanë parë të shtrirë në një pellg gjaku, një të moshuar, i cili sipas policisë ishte i vdekur. Pas hetimeve të para, sipas policisë, ai quhet Shemsi Muça, 76 vjeç, banor i fshatit Dushk. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Lushnjës ka nisur hetimet dhe paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje në ambientet e brendshme të kësaj xhamie.
Viktima ishte besimtar i rregullt i fesë myslimane dhe nga burime kofidenciale, mësohet se ai ka gjetur vdekjen nga një goditje me thikë në fyt. Megjithëse pista e parë ka qenë e vetëvrasjes, burime policore konfirmojnë, se po hetohet edhe për një vrasje të mundshme.
Kjo, pasi personi që ka lajmëruar policinë, se e ka gjetur 76-vjeçarin pa jetë, ka treguar, se para se t’i afrohej xhamisë, ka parë një person, që muk ka mundur ta identifikojë, të largohet me vrap. Deri në mesnatë, trupi ndodhej në morg duke u ekspertuar, ndërsa policia nuk kishte në arritur në konkluzionin përfundimtar, nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)