E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje Vdes punonjesi i Gardes se Republikes

Po kthehej nga Mallakastra per ne Tirane por fatkeqesisht ka humbur kontrollin duke perfunduar me pas jashte rruge. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur punonjesi i Gardes se Republikes Artur Velaj eshte aksidentuar per vdekje. 30-vjecari nga Mallakastra baba i nje femije ishte duke udhetuar i vetem ne autostraden Lushnje - Fier prane fshatit Gorre kur ne oren 1650 ka humbur kontrollin e makines duke dale nga rruga. Automjeti i tipit Golf me targa 6645 C pasi ka dale nga rruga ka perfunduar ne nje kanal. Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije per Standard se ne momentin qe Velaj ka humbur kontrollin autostrada Lushnje - Fier ka pasur shume trafik. Kane qene udhetaret e tjere ata qe kane ndaluar makinat dhe jane munduar ti japin ndihmen e pare Arturit. Me gjithe perpjekjet 30-vjecari nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra dhe ka vdekur gjate rruges per ne spital. Pas kesaj trupi i gardistit u dergua ne morgun e qytetit te Lushnjes. Nderkohe policia beri me dije se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilen udhetonte Artur Velaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›