Tirane Makina merr flake
Nje automjet eshte perfshire nga flaket gjate mbremjes se te shtunes ne kryeqytet. Makina e tipit BMW me targa te Tiranes 1576 F eshte perfshire nga flaket papritur. Burime nga policia bejne me dije se brenda makines nuk ka pasur asnje person ne momentin qe ajo eshte perfshire nga flaket per pasoje nuk ka asnje te lenduar. Nga te dhenat e momentit rezultoi se shkak i zjarrit mund te kete qene rrjedha e gazit te automjetit. Megjithekete policia po punon per te bere zbardhjen e plote te ngjarjes.