E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, aksident me motorr, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur paraditën e sotme në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Remasit" në komunën Remar ku motorri me të cilin udhëton dy persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen 62-vjeçari Perikli Gjika dhe është plagosur pasagjeri, identetit i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›