E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon nis vizitën në Beograd, takohet me krerët e shtetit

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon e nis vizitën e tij dyditëshe në Serbi ku do të takohet me presidentin Tomisllav Nikoliç, të mandatuarin për formimin e qeverisë së re, Ivica Daçiç dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, ish presidentin Boris Tadiç ku temë kryesore do të jetë formimi i qeverisë së re serbe, objektivat e saj dhe Kosova. Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon në Dubrovnik, ka theksuar se nga Serbia nuk pritet që në këtë fazë ta njoh Kosovën, por do të duhej ta pranojë faktin e ekzistencës të Kosovës sovrane e të pavarur brenda kufijve të tanishëm.
Gordon ka thënë edhe se ndarja e Kosovës nuk është opsion as për Serbinë as për Kosovën, se SHBA-ja dëshiron të ndihmoj, por Beogradi do të duhet të mos mbështesë strukturat ilegale të sigurisë dhe gjyqësisë në veri të Kosovës, dhe të sigurojë liri të plotë për të gjithë. Sipas tij, SHBA pret normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Vizitës si ndihmës-sekretarit të shtetit i ka paraprirë vizita e zëvendësit të tij, Philip Reeker, i cili në Beograd është takuar me drejtuesit e gati të gjitha partive parlamentare dhe shkurt edhe me presidentin Nikoliç. Në të gjitha këto takime, sipas burimeve ai është njoftuar në hollësi për qëndrimet dhe objektivat e qeverisë së ardhshme të drejtuar nga kryesocialisti Daçiç, sidomos kur është fjala për Kosovës, pas disa paraqitjeve të tij nacionaliste e ekstremiste.
Sipas DASH Gordon gjatë qëndrimit në Serbi do ta ofrojë mbështetjen e SHBA për formimin e qeverisë së re e cila do t`i përkushtohet integrimit në BE, duke respektuar stabilitetin rajonal dhe raportet konstruktive me Kosovën. Diplomati amerikan pas Beogradit do të vizitojë edhe Prishtinën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›