E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, arrestohet dhunuesi i vajzës 9-vjeçare

Fillimisht ishte arrestuar një 40-vjeçar, por pas dëshmive të vajzës dhe banorëve, policia arrestoi një tjetër shtetas.

Kështu në prangat e policisë ka rënë shtetasi Fatbardh Hoxha, 19-vjeç, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së djeshme në fshatin Kolonjë të rrethit të Lushnjës.

Gjithsesi hetimet vijojnë ende për të sqaruar plotësisht këtë ngjarje të rëndë. Vajza 9-vjeçare e cila jetonte me gjyshërit e saj kishte dalë për të blerë bukë, por ishte mashtruar nga 19-vjeçari, duke e përdhunuar më pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›