E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunimi i 9-vjeçares, policia: Autori, një 19-vjeçar


Autori i dhunimit seksual të vajzës 9-vjeçare nga Kolonja e Lushnjes është një 19-vjeçar. Lajmi e ka dhënë sot policia, e cila ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është ndaluar autori i përdhunimit të dy ditëve më parë në Kolonjë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, i ndaluari është 19-vjeçari, Fatbardh Hoxha nga Ardenica e Lushnjes, mbi të cilin rëndon tashmë akuza e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Një ditë më parë, në pranga u vu një 42 vjeçar nga fshati Barbunjë, i cili pas hetimeve rezultoi të ishte i dyshuar për veprën e rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës dhe sipas të dhënave të policisë, autori e ka gënjyer vajzën duke i dhënë 4 mijë lekë të vjetra. Më pas, duke e mashtruar e ka çuar në kodër afër Ardenicës.

Nga denoncimi i familjes dhe më pas nga hetimi ka rezultuar se mbi vajzën është ushtruar dhunë seksuale, si pasojë e të cilës vajza ka përfunduar në spital, në Tiranë për mjekim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›