Raporti i KE-se BE hap diskutimin per Shqiperine
Ministria e Integrimit e mbeshtetur nga projekti Support to the Albanian Ministry of European Integration SMEI II i financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane organizoi dje konferencen kombetare Integrimi Evropian ndash Realitete dhe Perspektiva ne driten e Raportit Analitik te Komisionit Evropian. Ne kuader te konferences Ministria e Integrimit prezantoi progresin e bere ne koordinimin dhe monitorimin e zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit si dhe paraqiti vizionin e saj ne lidhje me perkthimin e gjetjeve te Raportit Analitik si pjese e Opinionit te Komisionit Evropian ne nje program konkret veprimesh. Duhet theksuar fakti se zbatimi i MSA-se nga qeveria shqiptare ka qene i kenaqshem dhe marredhenia midis Shqiperise dhe BE-se ka qene e shkelqyer pra ne marreveshjen tone kontraktuale me BE nuk ka asnje ceshtje te pazgjidhur apo te mbetur pezull. Per shkak te situates emergjente ne Shkoder nuk kemi bere diskutime ne Komitetin Nderministror te Integrimit KNI megjithate tashme kemi analizuar te gjithe raportin analitik dhe rekomandimet e Komisionit Evropian ne te cilat kerkohet miratim ligjesh dhe strategjish e thene ndryshe kerkohet pjesemarrje kontribut i te gjitha forcave politike - tha ministrja Bregu ne fjalen e saj. Duke vijuar me tej ajo i beri thirrje jo vetem opozites por te gjithe aktoreve te veshur ose jo me pushtet politik te perfshihen ne procesin e integrimit te vendit. Ndersa Luigi Brusa perfaqesues i delegacionit te KE-se ne Tirane shprehu vleresimet e tij per punen e qeverise shqiptare ne procesin e integrimit dhe ne menyre te vecante per faktin qe cdo rekomandim i Komisionit Evropian eshte marre parasysh nga qeveria dhe eshte shtuar ne programin e saj te punes ne listen e gjerave qe duhen bere. Z. Brusa tha se procesi i integrimit nuk mund te kufizohet vetem ne punen e administrates publike por ka nevoje per nje nderveprim mes pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ per nje bashkepunim nderinstitucional vecanerisht mes Ministrise se Integrimit dhe ministrive te linjes.Ne konference moren pjese perfaqesues te Grupeve Nderinstitucionale te Punes perfaqesues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi dhe nga Ambasadat e Shteteve Anetare te BE anetare te Komisioneve Parlamentare perfaqesues te grupeve te interesit dhe OJQ-ve si dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare aktive ne Shqiperi.