E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet ne lume per ti shpetuar policise

Pasi ka vjedhur Kishen e Shen Merise ne qender te qytetit te Permetit duke marre nga kasaforta e saj parate dhe nje unaze floriri te dhuruara nga besimtaret nje i ri eshte hedhur ne lumin Vjosa per ti shpetuar policise. Kjo eshte ngjarja e cila ka tronditur qytetin e vogel juglindor ndersa forcat e policise kane mundur ta vene ne pranga agresorin e kishes se tyre duke konfirmuar se ai njihej si hajdut kishash dhe banesash. Konkretisht mesohet se autori i kesaj vjedhjeje eshte Arben Muskonja 33 vjec lindur dhe banues ne qytetin e Beratit i denuar me pare me dy vjet burg per disa vjedhje banesash dhe te kishave ne Korce. Arrestimi i tij u be per arsye se eshte pare nga qytetaret qe te hynte me force ne Kishen e Shen Merise e cila ndodhet ne qender te qytetit Permet duke shqyer deren e saj me force. Menjehere forcat e policise se Permetit kane shkuar ne drejtim te kishes por ai sapo i ka vene re ka dale nga dritarja e pasme e kishes duke u larguar me shpejtesi. Nderkohe forcat e policise jane vene ne ndjekje te tij dhe 33 vjecari per ti shpetuar policise eshte hedhur ne lumin Vjose ne menyre qe te kalonte ne krahun tjeter por ska mundur dot qe te largohet pasi eshte rrethuar nga policia dhe eshte arrestuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›