E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, furgoni përplaset me kamionin 2 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë pranë rrethrrotullimit të Grabianit. Furgoni me targa AA 007 T që udhëtonte në linjën interurbane Lushnjë-Tiranë ka goditur në pjesën e pasme kamionin me targa AA 864 CJ.

Nga kjo goditje u plagosën rëndë dy udhëtareë që ishin në sëndilen e parë të furgonit. Anila Ceria 27 vjeç dhe Erjona Bello 24 vjeç. Të dëmtuara janë transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit të Lushnjes. Mjekët e spitalit të Lushnjes thanë se e dëmtuara Anila Ceria po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa e dëmtuara e dytë Erjola Bello është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se gjendja e saj është kritike.
 

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident si dhe pasagjerët si dëshmitrarë të kësaj përplasje. Rrethrrotullimi i rrugës nacionale me rrugën e Grabianit paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të mungesës së sinjalistikave në anën tjetër të shpejtësisë së madhe me të cilat ecin automjetet duke mos manovruar në kohë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›