Cumani: Politika më e përgjegjshme për fëmijët jetimë
TIRANË- Kreu i Shoqatës së Jetimëve, Ilir Cumani ka reaguar sot për aktivitetin e zhvilluar nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, dje në Ditën Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë.
Sot në një tubim të zhvilluar për të drejtat e fëmijëve jetimë, Cumani e cilëson të turpshëm faktin që salla gjatë aktivitetit të djeshëm ishte e mbushur me jetimë, ndërsa i bëri thirrje klasës politike të jetë më e përgjegjshme me ta.
“Fëmijët jetimë janë në gjendje të mjerueshme. Politika të tregohet më e përgjegjshme me ta”, thotë Cumani.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, i cili theksoi se plotësimi i të drejtave të fëmijëve jetimë është prioritet për integrimin e vendit.
(ma.ar/BalkanWeb)