E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet Fierza, "përmbytet" fshati Breglum në Kukës

Rritja e nivelit të liqenit të Fierzës ka përmbytur dhjetra hektarë tokë dhe ka shkaktuar panik tek banorët. Pasojat më të rënda për shkak të përmbytjes janë në fshatin Breglum të komunës Tërthore në Kukës.

Në orët e para të së djelës, dhjetra familje kanë kërkuar ndihmë të merren masat sepse jeta e tyre rrezikohet në kohën kur vazhdon rritja e nivelit të ujit të Fierzës.

Sipas ekspertëve, arsyet e kësaj situate është lënia në pushim e hidrocentalit me qëllim akomulimin e rezervave ujore për stinën e verës. Por nivelit të ujit në Fierzë po kërcënon me përmbytje sepse aktualisht ky liqen ndodhet 296 m mbi nivelin e detit. Tokat buqësore tashmë janë në ujë por për fat të mirë raportohet se nuk ka patur personat të përmbytur nga ky vërshim i ujit.

Situata e krijuar kërkon ndërhyrjen e pushtetit vendor dhe qeverisë për normalizimin e gjendjes. Nëse niveli i ujit vazhdon në rritje pasoja janë akoma më të mëdha për 30 familjet e këtij fshati Breglum.

Banorët kanë kërkuar gjetjen e zgjidhjes së menjëhershme sepse shtëpitë e tyre janë të rrethuar me ujë dhe ata nuk kanë asnjë mundësi të lëvizin jashtë shtëpisë, edhe në rastet e emergjencave mjekësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›