E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje gjendet pa jete roja i karburantit

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne oret e para te se merkures ne qytetin e Lushnjes ku roja i nje karburanti ne hyrje te qytetit u gjet i vrare ne vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Plugut.

Sipas burimeve policore viktima eshte 52 vjecari Petraq Mihali qe u gjet i pajete nga autobusi i linjes Tirane-Sarande. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth ores 0100. Mihali eshte qelluar me nje plumb ne kraharor.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes se rende nderkohe qe policia ka nisur hetimet por nga kqyrja e vendit te ngjarjes nuk eshte gjetur asnje gezhoje. Uniformat blu ende nuk kane nje piste nderkohe qe autoret e krimit duket se jane ndihmuar nga erresira dhe shiu per te humbur cdo gjurme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›